12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Me Biden-in në krye, SHBA-ja e shton presionin ndaj Serbisë për njohjen ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Thirrjet për përpjekje në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të kahmotshme midis Serbisë dhe Kosovës, rreth njohjes së pavarësisë së kësaj të fundit, vazhdojnë të jenë të pandërprera.

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sërish i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, njohjen e Kosovës.

Biden, përmes një letre urimi drejtuar krerëve të Serbisë, ka thënë se pret normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, e që duhet të bazohet në njohjen reciproke.“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, citohet në letrën e Biden.Lidhur me çështjen, SHBA-të sërish kanë shprehur gatishmëri për të mbështetur të dy palët drejt arritjes së këtij qëllimi.Presioni amerikanTë njëjtën kërkesë ndaj Vuçiqit ia bëri edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka thënë Blinken.

Bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje mes palëve për çështjet teknike, ndonëse kanë hasur në vështirësi në zgjidhjen e çështjeve kryesore politike.Por, mungesa e marrëveshjes po e lë Kosovën jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB-së), dhe shumë organizatave të tjera ndërkombëtare, dhe po pengon rrugëtimin e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së.Ndërkohë, të enjten e 13 janarit, Blinken, i kishte dërguar letër edhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Përmes saj, Blinken shpresonte që të rikthehet momentumi në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që Kosova të mbështesë zotimet paraprake.“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka thënë ai përmes letrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit