25 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Mbyten 10 migrantë, përfshi edhe dy foshnje, në brigjet turke

Më të lexuarat

Trupat e nëntë personave, përfshi edhe dy foshnje, janë gjetur të mbytur në brigjet e Turqisë perëndimore të martën, pasi një varkë që po bartte njerëz në Greqi u përmbys pjesërisht, ka bërë me dije roja bregdetare turke.

Anija në fjalë u përmbys pjesërisht në orën 03:35 në brigjet e Seferihisar në provincën e Izmirit, afër ishullit grek Samos. Dy persona janë shpëtuar duke notuar deri në breg, ka theksuar më tej roja bregdetare, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Masat për pengimin e kalimeve ilegale dhe kushtet e rrezikshme dimërore kanë dështuar të frenojnë me dhjetëra mijëra refugjatë të mësyjnë kalimin e Mesdheut përmes varkave të ndryshme në javët e para të këtij viti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit