Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje partneriteti strategjik

Më të lexuarat

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në margjinat e samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, është takuar me homologun e tij britanik, Keir Starmer, transmeton Anadolu.

Në platformën sociale X, Mickoski njoftoi se në takimin me homologun e tij britanik është arritur pajtim për një marrëveshje partneriteti strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai e quajti “ditë historike për Maqedoninë”.

“Kjo përfaqëson një marrëveshje strategjike që e pozicionon vendin në përputhje me interesat dhe veprimet e një prej fuqive më me ndikim politik dhe ekonomik në botë, Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Mickoski.

Sipas kryeministrit Mickoski, kjo marrëveshje përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe përbën një themel kyç për bashkëpunimin e mëvonshëm ekonomik dhe politik.

Ai po ashtu tha se marrëveshja u negociua për muaj të tërë midis ekipeve nga të dy vendet dhe përfshin dispozita për bashkëpunim të ngushtë në disa fusha kyçe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit