16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Mbi 600 francezë kanë shkuar në Siri dhe Irak që të bashkangjiten drejt SHI-së

Më të lexuarat

Më shumë se 600 persona e kanë braktisur Francën dhe kanë shkuar në Siri dhe Irak, ndërsa edhe rreth 800 gjithashtu planifikojnë të shkojnë dhe të bëhen pjesë e grupit Shteti Islamik (SHI), deklaroi kryeministri francez, Manuel Ualls.

“Çdo ditë zbulojmë rrjete, lokalizojmë degë, arrestojmë njerëz. Sot 2.029 shtetas francez ose njerëz të cilët jetojnë në Francë janë përzier në grupet xhihadiste. Shërbimet vëzhguese kanë zbuluar se rreth 800 persona do të dëshironin të shkojnë në Siri dhe Irak”, theksoi Ualls duke shtuar se rreth një mijë persona janë nën vëzhgim të përhershëm.

Autoritetet juridike franceze dje ngritën akuzë kundër 28-të vjeçarit Jusef E., i cili është arrestuar para disa ditëve së bashku me islamistë tjerë, nën dyshimin se kanë planifikuar të kryejnë sulm terrorist në Francë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit