21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Mbi 500 mjekë ikën nga Shqipëria gjatë qeverisjes së Edi Ramës

Më të lexuarat

Ne tre vite e gjysmë mbi 500 mjekë kanë lënë Shqipërinë dhe vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, numri i tyre i ka kaluar 100 vetë. Sipas Urdhrit të Mjekut kjo po shkakton vakum në sistemin tonë shëndetësor.

Kanë filluar të mungojnë specialistët dhe shërbime të caktuara po shkojnë drejt mbylljes.
Mjekët e diplomuar nuk arrijnë të mbushin boshllëkun që lënë të larguarit. Numri i bluzave të bardha që ikin nga Shqipëria po rritet me ritme të shpejta.

Vetëm tetë muajt e këtij viti 125 mjekë kërkuan pranë urdhrit profesional, dokumentin që iu kërkohet jashtë vendit.

Rrugët e emigrimit i kanë marrë mjekë të rinj me përvojë. Presidenti i Urdhrit të Mjekut tregon se mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të fushave të ndryshme kanë të njëjtat arsye që largohen nga vendi. Shteti që parapëlqejnë të jetojnë e ushtrojnë profesionin është Gjermania, për shkak të aksesit më të lehtë në shërbimet shëndetësore.

https://youtu.be/ZGb6J6XJyNM

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit