20.9 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Mafia e PDK-së, ha e pi e mos paguaj

Më të lexuarat

Ish kryeministri i Kosovës, tani zv.kryeministër i Kosovës e ministër i punëve të jashtme, Hashim Thaçi dhe zyrtar të tjerë të lartë të PDK-së, sipas një burimi të “Bota sot”, në disa hotele të Kosovës, shiten si Bossët e “Godfather of Kosova”, duke bërë qejf në hotele luksoze dhe duke mos paguar për drekat e darkat e tyre.
 
Sipas burimit tonë, Hashim Thaçi, vetëm njërit prej hoteleve të Kosovës i ka borxh mijëra euro, dhe shefat e këtyre bizneseve nuk guxojnë t’ua kërkojnë parat.
 
Një ish punëtor i njërit prej tyre, na ka rrëfyer se “kur vinte Hashimi me njerëzit e tij, ne as nuk guxonim me ia dërgu fakturën”.
 
Po ku e mori zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të drejtë?
 
Ai dhe njerëzit e tij, kanë terrorizuar shefat e bizneseve të mëdha të cilët nga frika e hakmarrjes preferojnë të heshtin e të mos e denoncojnë.
 
Njëri prej tyre na tha “Ku me denoncua? Në policinë tonë a?. Po ai edhe policinë e kontrollon. Më mirë me i humb unë disa mijëra euro në vit, se me mbyll biznesin krejt.
 
Njerëzit kanë frikë të dalin hapur dhe të tregojnë se cilët nga “Shefat” u kanë borxhe, sepse Thaçi, nuk është i vetmi, të tillë ka edhe të tjerë, kryesisht nga PDK-ja.
 
Edhe ish kryetari në arrati i Kaçanikut, thuhet tu ketë borxhe të tilla bizneseve të ndryshme në Kosovë.
Bossët e Godfather of Kosova si i thërrasin me pseudonim zyrtarët e PDK-së, gjejnë të dobëtit për ti zhvatur.botasot./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit