15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Lutje për të vdekurin

Më të lexuarat

Shumë persona nga të afërmit, familjarët, të dashurit tanë e kanë lënë këtëj e të dhe ata kanë shumë nevojë për lutjet tona të sinqerta. Dhe ne do të shkojmë atje ku shkuan ata dhe të njëjtën nevoj ë do të kemi dhe ne. Lutja për të vdekurit është gjëja më e shpejtë që arrin tek ata. Ajo është më e shpejtë sesa lëmosha,haxhi apo ndonjë punë tjetër. Me të Vërtetë duaja jote është qetësim për ta.

O Zot, fali të gjallët nga ne dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata që mugojnë, të vegjëlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij që ndër ne i dhurove jetë udhëzojë të jetojë në islam, kurse atij që ia merr jetën merrja me besim. O Zot, mos na privo prej shpërblimit të tij dhe mos na bëj të humbur pas tij. (TransmetonEbu Daudi nr.3203)

Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) bëri këtë lutje kur fali namazin e xhenazes. Kjo dua përfshiu të gjithë njerëzit nga muslimanët, të gjallët dhe të vdekurit, të vegjëlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. Kush lutet me këtë lutje ka mirësi për çdo musliman.

O Zot, falja gjynahet dhe mëshiroje, shpëtoje dhe kij ndjesë ndaj tij, bëja të mirë vendbanimin e tij, zgjëroja vendin ku do të hyjë, pastroje atë me ujë dëborë dhe akulli e pastroje nga gjynahet ashtu siç pastron rrobëne bardhë nga papastërtitë. Zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi të mirë, familjen me një familje të mirë,bashkëshorten me një më të mirë, fute në xhenet dhe mbroje nga dënimi i zjarrit. (Transmeton Muslimi nr.2276)

Auf Ibn Malik është transmetuesi i këtij hadithi. Ai dëshironte të ishte në vend të personit të vdekur kur dëgjoi këtë dua madhështore nga profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) që lutej për të vdekurin. Kjo lutje përmblodhi falje gjynahesh, mëshirë, shpëtim, futje në xhenet, pastrim dhe zëvendësim të gjërave të dynjasë me ato të ahiretit. Uji është pastruesi më i mirë që përdoret për të gjallët dhe të vdekurit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit