6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Luftime intensive në Siri

Më të lexuarat

Aktivistët në Siri kanë raportuar për luftime intensive ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Të dyja palët po bëjnë përpjekje të fuqishme për kontrollin e një baze ushtarake në provincën Idlib. Kryengritësit kanë dështuar disa herë të marrin kontrollin e Taftanazit.

Sulme nga ajri dhe përleshje janë raportuar edhe në zonat përreth Damaskut.

Të mërkurën, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur për 60,000 njerëz të vrarë në konfliktin sirian.

Ai ka nisur qysh në mars të vitit 2011, me thirrjet e protestuesve për reforma demokratike në vend.

Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur brutalisht popullin e tij./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit