7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Linjat ajrore saudite gati të anulojnë fluturimet e shumta drejt Bosnës dhe t’i drejtojnë ato drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera?

Më të lexuarat

Në sesionin e fundit, Këshilli i Ministrave i Bosnjë dhe Hercegovinës nuk e mbështeti heqjen e vizave për qytetarët e Arabisë Saudite, Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ky informacion i zhgënjeu linjat ajrore duke pasur parasysh kërkesën e lartë të sauditëve për të udhëtuar në BiH.

Linja ajorre Flynas kohë më parë i ka kërkuar Bosnjë dhe Hercegovinës të rregullojë hyrjen e turistëve gjatë verës në atë mënyrë që turistët nga Arabia Saudite të lejohet të futen në vend pa viza. Ata gjithashtu garantuan 10 fluturime në javë plot me “turistë të sigurt” nga ky vend, por ministrat e shtetit vendosën që nuk kishte nevojë për ata turist.
Ky vendim i ka tronditur linjat ajrore.
“Ishte një surprizë e madhe për ne që të merrnim lajme të tilla pas të gjitha përpjekjeve që Flynas kishte bërë për të promovuar turizmin dhe udhëtimet në BiH. “Ne kishim një plan këtë vit për të aranzhuar fluturime të përditshme drejt Sarajevës nga tre qytete Saudite – Riadi, Xheddah dhe Dammam,” thanë ata.
Sidoqoftë, për shkak të situatës së paqartë dhe kompleksitetit të lëshimit të vizave, ata tani po rishikojnë planet për fluturimet e reja në BiH.
“Ne madje planifikojmë të zvogëlojmë fluturimet për në BiH dhe t’i ridrejtojmë ato me kapacitete të plota drejt destinacioneve alternative që nuk kërkojnë viza për qytetarët sauditë si Shqipëria, Azerbajxhani, Uzbekistani dhe Ukraina,” thanë ata.
Siç raporton Klix.ba, Saudi Airlines gjithashtu dëshiron të fillojë fluturime të drejtpërdrejta nga Arabia Saudite, por ata kanë frikë se ri-shikimi i detyrueshëm për qytetarët e këtij vendi mund të jetë një problem gjatë plotësimit të fluturimeve.
Në të njëjtën kohë, ambasada e BiH në Riad tregon se ata janë në kufirin e kapaciteteve të tyre, duke marrë parasysh nevojën e madhe për lëshimin e kërkesave për viza dhe ardhjen e vizitorëve nga ky vend në BiH.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit