Pas dorëheqjes së Dan Coats, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Siç thuhet, 53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

John Ratcliffe duke mbajtur fjalim në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare

Por, interesant është fakti se John Ratcliffe ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan.

Në 2016-ën, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti edhe një fjalim.

John Ratcliffe, Pandeli Majko, Fatmir Mediu, Gerti Bogdani

Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të Pandeli Majkos, ministër për Diasporën, dhe Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes.

Ai shërben aktualisht në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan.

Për t’u emëruar në krye të Inteligjencës Kombëtare, kandidatura e Ratcliffe duhet të miratohet nga Senati i SHBA-së./tch