14.1 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Letra e Erdoganit për Putinin nuk përfshin fjalën “falje”

Më të lexuarat

Letra e fundit e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në adresë të kolegut të tij rus, Vladimir Putin në të cilën bën thirrje për normalizim të marrëdhënieve “tradicionalisht miqësore” nuk përfshinë fjalën “falje” për rrëzimin e avionit luftarak rus në nëntor të vitit 2015, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime nga Presidenca turke.

Në letrën dërguar të hënën, Erdogan ka dërguar ngushëllimet plotësuese për familjen e pilotit rus, avioni i të cilit u rëzua nga shkaku se kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, tha burimi i lartpërmendur.

Burimi sqaroi se ngushëllimi i shprehur në letër nuk është drejtuar për shtetin rus, por për familjen e pilotit, dhe nuk kishte asnjë referencë për kompensim.

Sipas tij, qëndrimi i Turqisë për Sirinë, Ukrainën dhe Krimenë do të mbetet i pandryshëm dhe shtoi: “Megjithatë, tani e tutje ne do të jemi në gjendje të komunikojnë drejtpërdrejt me Rusinë për këto çështje dhe të marrim pjesë në zhvillimet”.

Burimi vazhdoi duke thënë se zhvillimet e fundit do të ndihmojnë për të hequr kufizimet në industrinë e turizmit të Turqisë ndërkohë që Ankaraja do të monitorojë sanksionet mbi produktet bujqësore.

Duke folur me gazetarët të hënën, zëdhënësi i presidentit Ibrahim Kalin citoi fjalët e Erdoganit për presidentin Vladimir Putin: “Dëshiroj të dërgoj ngushëllimet e mia familjes së pilotit i cili humbi jetën dhe të përsëris se ndaj dhimbjen me ta. I them familjes së tij: Na falni”, tha Kalin.

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të telefonojë Erdoganin të mërkurën, thonë burimet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit