12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

LËMOSHA SHËRON – Ngjarje e vërtetë

Më të lexuarat

Një hoxhë i Sirisë, imam në një xhami të madhe në Halep, duke përmendur vlerën e sadakasë, përmendi një ngjarje që i ka ndodhur personalisht atij dhe thotë:

“Pasi u martova, Allahu më nderoi me një djalë. Mirëpo, gëzimi ynë prindëror nuk zgjati shumë, Allahu e bëri që djali ynë të vuante nga një sëmundje e rëndë që sulmoi trupin e tij të dobët.
Mjekët e mbanin në spital vetëm sa për ta mbajtur në jetë.
Gjendja e tij po keqësohej dita-ditës dhe pikëllimi ynë sa vinte e shtohej.
Një nga miqtë e mi të ngushtë, na referoi te një specialist. Kur i sollëm fëmijën, ai ishte në gjendje shumë të keqe, kishte temperaturë shumë të fortë që nuk mund ta ulnim, i gërryente trupin dhe qelizat e trurit. Kur e ekzaminoi doktori, na tha se nëse fëmijës nuk i binte temperatura deri në mëngjes, ai mund të vdiste! SubhanAllah! U kthyem në shtëpi, pasi mjeku na këshilloi të pushojmë pak dhe të qetësohemi, por si të qetësohemi?

Shkuam në shtrat, gruaja ime mori disa hapa gjumi, ndërsa unë u ngrita në një kohë të natës dhe falja namazin e natës.
U ula pranë dritares dhe shikoja hënën, mendimet e mia ishin me djalin tim.
Mora pallton dhe dola ne rrugë, bredhja rrugës, nuk dija cfarë te bëja. Ndërsa po ecja, më erdhi në mendje hadithi i Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, në të cilin ai tha:
“Shëroni të sëmurët tuaj me sadaka.” Sahihu et-Tergib 1087.

Por, kuj ti jepja sadak në atë kohë të natës?!
Atëherë e pash një macë në rrugë, e shihja nga pamja e saj se ajo ishte e uritur.
Sapo e pashë, m’u kujtua hadithi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ve selem, kur sahabët Allahu qoftë i kënaqur me ta kur e pyetën: “A kemi shpërblim në bagëtinë tonë?”
Pejgamberi, salAllahu alejhi ve selem, u përgjigj: “Po, çdo qëndrim i mirë ndaj tyre është një vepër e mirë!”
Buhariu dhe Muslimi.

Hyra në shtëpi, nxora një copë mish dhe e ushqeva. Teksa po ecja në shtëpi, ndërsa mbylla derën, pashë gruan time të ulur duke më pritur. Ajo më tha të ulesha pranë saj dhe më pas më tha: “Kur dole, më zuri gjumi pak dhe e pash një ëndërr të çuditshme.
Po ëndërroja që po ecja me djalin tim, kur papritmas në qiell u shfaq një zog i madh i zi… Ai filloi të rrotullohej sipër nesh dhe më pas na sulmoi për të marrë djalin tonë. E përqafova fëmijën tonë dhe e mbrojta me gjithë forcën time, u tremba, nuk dija çfarë të bëja.
Teksa po zihesha, papritmas u shfaq një mace duke sulmuar zogun dhe duke i dhënë goditje të forta, sa herë që zogu i binte, macja e sulmonte, derisa zogu i plagosur u tërhoq. Pas kësaj, u zgjova.”

Qesha me lehtësi dhe i thash: “ dhashtë Zoti, është hajr.”

Sapo zbardhi, nxituam për në spital, kur arritem atje, doktori na përshëndeti me buzëqeshje, na njoftoi se pak para agimit. temperatura i kishte ra në normale dhe se djali hapi sytë dhe erdhi në vete.

Allahu ekber, pasha Allahun, pas dy ditësh, djali ynë luante normalisht me fëmijët e tjerë, sikur të mos ishte sëmurë kurrë. Ndërsa po ju tregoj këtë, djali im është 17 vjec dhe eshte hafiz i Kuranit, falenderimet i takojnë Allahut, ai studion për fe dhe tashmë është aktiv si vaiz-ligjërues në xhaminë, ku jam edhe unë.

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit