9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Lajçak në Prishtinë, ç’ju kërkua nga presidentja Osmani?

Më të lexuarat

Mesazhi i të dërguarit europian pas një vizite në Serbi e Kosovë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha nga Prishtina, pas bisedave me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, se Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet pasi kjo është e dobishme për të gjithë.

“Është bërë pak progres në normalizimin e marrëdhënieve. Ne kemi një marrëveshje nga shkurti dhe marsi i vitit të kaluar. Kjo do të thotë se ne nuk kemi më nevojë të pyesim veten se çfarë duhet bërë apo në çfarë mënyre – pyetja është kur ta bëjmë atë”, tha diplomati sllovak, i ngarkuar me misionin e vështirë ballkanik.

“Sigurisht, nëse më pyesni mua, do të thosha ‘pa vonesë’, zbatimi duhet të fillojë sa më parë. Kam pasur biseda të gjata me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij të parë (Besnik) Bislimi, do të analizoj atë që kam dëgjuar këtu, si dhe dhe dje në Beograd. Do të informoj shtetet anëtare dhe liderët e BE-së në mënyrë që ata të përgatisin hapat e ardhshëm”.

Shtohet se BE-ja dhe SHBA-ja “po bëjnë presion mbi të dyja vendet për të zbatuar marrëveshjet e arritura nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kurti në shkurt dhe mars” në 2023.

Por raportohet se Osmani i ka kërkuar Lajçakut heqjen e masave të miratuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë për shkak të tensioneve në veri.

Gjithashtu, ajo ka ripërsëritur se draft-statuti i komunitetit të komunave me shumicë serbe duhet të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti, siç njoftoi kabineti i tij, ka diskutuar me Lajçakun në Prishtinë për “aspektet që kanë të bëjnë me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore nga Brukseli dhe Aneksit Zbatues nga Ohri”.

Në deklaratën e Qeverisë së Kosovës, thuhet se është diskutuar edhe për “sigurinë juridike përmes nënshkrimit (Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit), por edhe për tema dhe çështje të tjera si respektimi i procedurave ligjore për zgjedhje të veçanta në katër komuna në veriun e Kosovës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar dhe të drejtë për të dyja palët”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit