18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ky është i riu nga Skenderaj që humbi jetën në aksident

Më të lexuarat

Fidan Gashi, 28-vjeç nga komuna Skenderajt është viktima i cili mbrëmë humbi jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Burojë.

Sipas policisë, Gashi humbi jetën pasi vetura e tij u ndesh me një traktor i cili ishte pa drita.

Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar mbetën edhe tre persona të tjerë, dy nga ta u kuruan në Spitalin Rajonal të Mitrovicës ndërsa tjetri është dërguar në QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar tri aksidente trafiku me pasoja fatale dhe dhjetëra të tjera me persona të lënduar e dëme materiale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit