Ron Dermer, ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, po udhëheq delegacionin e Izraelit në negociatat që po zhvillohen në Egjipt. Ai ka qenë në krye të ekipeve negociuese të vendit që nga shkurti.
54-vjeçari konsiderohet si një nga këshilltarët më të afërt dhe më të besuar të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
I lindur dhe rritur në Miami Beach të Floridës, Dermer vjen nga një familje me angazhim politik — babai i tij ka shërbyer si kryetar bashkie i qytetit. Gjatë viteve, ai ka krijuar lidhje të ngushta me politikanë amerikanë, veçanërisht me Partinë Republikane.
Nga viti 2013 deri në 2021, Dermer ka qenë ambasador i Izraelit në Shtetet e Bashkuara. Ai njihet si një figurë me ndikim përtej diplomacisë tradicionale, duke qenë një nga nxitësit kryesorë të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me shtetet arabe.
Në Egjipt, ai pritet të përfaqësojë dhe mbrojë vizionin e Netanyahut për të ardhmen e Gazës. /mesazhi
