20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kurti: Nuk e diskutoj statusin e Kosovës, pres njohjen nga Greqia

Më të lexuarat

“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte një tregues i mirë se Athinë është e gatshme të luajë rol kryesor rajonal në Ballkan”, kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për mediat greke.

Në këtë intervistë kryeministri ka folur për “Mini-shengenin”, “Non Papers”, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia si edhe zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve.

Kurti gjithashtu ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve duke u shprehur i vendosur se dialogu me Beogradin ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pjesë nga intervista për median greke “To Vima”:

Kosova kaloi një periudhë të paqëndrueshme politike, por duket se tani ka një qeveri të qëndrueshme. Cilat janë përparësitë tuaja kryesore dhe sa i madh është problemi i korrupsionit në vend?

Kurti: Ne kemi qenë të përqendruar në dy përparësi kryesore. Së pari kishim prioritet përqendrimin në menaxhimin e pandemisë me qëllim minimizimin e pasojave të shëndetit publik. 100 ditët e fundit për shkak të masave kundër Covid si edhe përgjegjshmërisë së treguar nga ana e qytetarëve numri i rasteve të reja ka vijuar të jetë në rënie.

Gjithashtu edhe reformat tona në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe ruajtja e fondeve publike ka ndikuar në rritjen e besimit të qytetarëve kundrejt institucioneve publike.

Sa i përket aktivitetit ekonomik,  në pesë muajt e parë të këtij viti kemi pasur rritje  me 15%. Të ardhurat në buxhet u rritën me 30%, eksportet me 66%, ndërsa këtë vit parashikojmë një rritje me 7,9%.

Pyetje-Bisedimet midis Serbisë dhe Kosovë janë trajtuar në formën e dialogut Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE. A ka pasur progres kohët e fundit në këto bisedime dhe a është skenari i shkëmbimit të territoreve?

Kurti: Kosova kërkon zgjidhje për çështjet e mbetura pezull me fqinjët përmes dialogut. Ne do të jemi të gatshëm për të përmirësuar marrëdhëniet në Ballkan, vetëm nëpërmjet dialogut parimor të përgatitur mirë dhe të bazuar në vlera evropiane. Unë nuk do të diskutoj statusin e Kosovë, integritetin tonë territorial, çështja është e mbyllur. Nuk mund të lejojmë ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbimin e territoreve. Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit.

PyetjeBallkani duket se është kthyer në vëmendjen e të gjithë lojtarëve dhe më në veçanti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë janë paraqitur disa skena pas botimit të dokumenteve që flasin edhe për rivendosjen e kufijve në rajon. Si iu përgjigjeni atyre që shqetësohen për perspektivën e një Shqipërie të Madhe. A jeni kundër këtyre skenarëve? A nuk është perspektiva e një “Shengeni Ballkanik” një çështje për të nxitur bashkëpunimin rajonal?

Kurti:  Unë vazhdoj t’u përgjigjem këtyre “Non Papers”, me “pa koment” sepse nëse do të përgjigja ndryshe atëherë mund të jetësoheshin,

Ne duhet të shkojmë drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik. Kosova nuk ka dilema sepse BE dhe NATO janë destinacioni ynë . Ndërsa në Samitin e Tiranës, unë kam propozuar tregtinë e Marrëveshjes së Lirë të Europës Juglindore. Natyrisht shpresoj që Komisioni Europian të konsiderojë këtë propozim dhe të niste një dialog për tu konkretizuar më tej.

Pyetje- Kohët e fundit ministri i Jashtëm i Greqisë, Dendias vizitoi Prishtinë, por njohja zyrtare diplomatike ende mungon. A jeni optimist se kjo mund të ndodhë dhe a jeni një bisedime me palën greke për këtë çështje?

Kurti: Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen dhe qëndrimin e saj pozitiv ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit në rajon dhe Europë. Gjithashtu ne e vlerësojnë qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë të cilët Greqia e ka treguar edhe në mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave.  Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës. Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet mes tyre për shkak të qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan.

Pyetje-Përveç njohjes, cilat janë fushat kryesore që Athina dhe Prishtina mund të bashkëpunojnë mes tyre. A e shihni Greqinë si një vend që mund t’ju ofrojë asistencë të nevojshme etnike në rrugën drejt BE-së? A jeni i shqetësuar se marrëdhënia e ngushtë e Turqisë me Kosovë mund të pengojë bashkëpunimin me Greqinë?

Kurti: Kosova dëshiron të forcojë marrëdhëniet afatgjata më Greqinë, si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon. Ritheksoj, ne e vlerësojmë mbështetjen e Greqisë, dhe duke pasur parasysh peshën rajonale të saj ne do ta mirëprisnim vendimin për njohjen e Kosovës. Njohja do të ishte dëshmi thelbësore e rolit rajonal të udhëheqjes që Greqia duhet të luajë.

Ndërsa marrëdhëniet ekonomikë Kosovë-Greqi po forcohen dhe kjo dëshmohet nga shërbimi ekonomik virtual i organizuar nga dy Ministritë e Punëve të Jashtme në prill të 2021. Edhe pse dua të shtoj se ka shumë hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve./abcnews.al/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit