10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Kurti: Ndryshimi politik ka nevojë për një lëvizje, kauzë, organizatë dhe përpjekje

Më të lexuarat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e liderëve me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”, në Forumin për Diplomaci në Antalia.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti gjatë takimit me liderë ka folur për rininë, drejtësinë dhe punësimin.

“Bashkë me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Presidentin e Guinea Bisaut, Umaro Sissoco Embaló dhe sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, biseduan mbi rininë, drejtësinë dhe punësimin”, thuhet në njoftimin e bërë nga Zyra e kryeministrit.

“Ndryshimi politik ka nevojë për një lëvizje: një kauzë, një organizatë dhe një përpjekje”, tha Kurti.

Ndryshe, në Antalia të Turqisë po mbahet Forumi Diplomatik, takim ky i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin po marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinion-bërës dhe akademikë.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e të cilët kanë pasur takime me liderë rajonal e botëror.

Forumi në Antali të Turqisë do t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit