20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Kurti: Janë krijuar biografi të rrejshme për t’u bërë veteranë

Më të lexuarat

Deputeti i VV’së Albin Kurti, ka folur për ndryshimet që i janë bërë projektligjit për veteranët e luftës.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës veteranët i ka konsideruar më shumë si problem politik e social sesa si zgjidhje kombëtare, siç edhe duhet të jenë. Kurti tha se kjo kategori ka nevojë për mbrojtje sociale sepse ka kontribuar shumë për Kosovën.

“Nuk bëhet as drejtësia, as zhvillimi e as projektligji me këso ndryshimesh”- ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se numri i veteranëve është fryrë mirëpo sipas tij vetë qeveria nuk është e interesuar të spastrohet lista e veteranëve.

“Sepse janë krijuar biografi të rrejshme me miqtë e tyre janë legjitimuar për t’u bërë veteranë”- ka shtuar Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit