20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kurti i kërkoi të largohet nga delegacioni serb, reagon Odaloviçi

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, kërkoi që të largohet nga delegacioni serb Veljko Odaloviç, kryetar i Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë, i cili ishte drejtuesi kryesor politik i partisë së Slobodan Milosheviçit në Kosovë nga viti 1997.

Aktivitetin politik në Kosovë ai e vazhdoi edhe pas luftës, duke përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj shqiptarëve e bashkësisë ndërkombëtare.

Kurti në Bruksel iu referua Veljko Odaloviçit dhe Zoran Angjelkoviqit, një tjetër ish udhëheqësi serb në Kosovën e okupuar të viteve 90-ta, me Joseph Goebels, që ishte njeriu kryesor i Hitlerit për propagandë dhe Herman Goering një nga eprorët më të lartë ushtarak të liderit nazist.

Odaloviç tha për mediat serbe se ishte befasuar kur kryeministri Kurti, atë dhe Angjelkoviçin i quajti Goebbels dhe Goering.

“Unë nuk kam asnjë problem, nëse jam pengesë, nuk jam dikush që nuk mund të ngrihet. Nëse jam unë problemi për gjetjen qoftë edhe të një trupi [kufome], nëse unë jam kushti, do të jem i gatshëm të tërhiqem. Do të bisedoj me presidentin [Vuçiç], kjo është një çështje serioze dhe unë shumë u befasova për të keq. Mendova se përfaqësuesit e Prishtinës do të dilnin me një plan, ata e  thanë që vitin e kaluar në Bruksel. Ne prezantuam lokacionet e interesit tonë, ata të tyre. Ne i plotësuam të gjitha kërkesat e tyre. Ata nuk e zgjidhën asnjë rast tonë.”

“Unë sinqerisht prisja që ai [Kurti] të thoshte; për pesë ditë do të shkojmë në Koshare, për 15 ditë do të jemi në Llapushnik, për 30 ditë në Liqenin Livoçit, për 40 ditë në Gjakovë. Këtë e prisja, por fatkeqësisht, për mua kjo është një situatë e pakëndshme. Unë jam i përkushtuar ndaj asaj që po bëj. Ajo që ndodhi sot dhe ky incident, respektivisht ajo që bëri Kurti, nuk do të më luhat”, tha Odaloviç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit