12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kurban – Bajrami të martën, BIK jep detaje për manifestimin qendror

Më të lexuarat




Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e martë, më 20 korrik 2021.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 4:40.

Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta – anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI-së në Gjakovë.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05.51, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 20 korrik 2021, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit