18.8 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

“Kryetarët e PDK, LDK e AAK ta dinë se vet i kanë uzurpuar zyrat e tyre”

Më të lexuarat

Pas aksionit të sotëm të Prokurorisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për t’i liruar objektet e uzurpuara pas luftës në Kosovë, Agron Demi nga Instituti për hulumtime të avancuara GAP ka thënë se vet partitë politike PDK, LDK dhe AAK janë në objekte të uzurpuara.

“Uzurpimi ka fillu atë ditë që ka përfundu lufta për çlirim. Kot mundohen me hedh hi syve me deklarata për respektim të ligjit kryetarët e partive, kur zyret qendrore të PDK, LDK e AAK janë në objekte të uzurpuara”, ka shkruar Demi në Facebook.

Demi tregoi me ironi se si edhe objekti në hyrje të Prishtinës, ku është e vendosur një kopje e “Statujës së Lirisë” ishte uzurpuar menjëherë pas luftës, dhe ka mbetur i tillë deri sot e kësaj ditë.

“Që në ditët e para të pasluftës, në hyrje të Prishtinës u vendos një kopje e “Statujës së Lirisë”. Kjo statujë u vendos mbi objektin e hetelit “Victory”, emri i së cilit nënkupton “fitoren”. Statuja dhe hoteli u vendosën në pronë të uzurpuar publike. Uzurpim që zgjatë tani e 17 vite”, ka thënë me tej Demi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit