9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kryeministri turk Davutoglu mbërriti në Banja Llukë

Më të lexuarat

Kryeministri turk Davutoglu mbërriti në Banja Llukë, ku sot do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë së Ferhat Pashës.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu mbërriti në Banja Llukë, ku sot do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së xhamisë të Ferhat Pashës, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu në aeroportin e Banja Llukës u prit nga ministri i Punëve Civile të Bosnjë e Hercegovinës Adil Osmanoviç, Zv/presidenti i entitetit të BeH-së Republika Sërpska (RS) Ramiz Salkiç, Ambasadori i Republikës së Turqisë në BeH Cihad Erginay dhe zyrtarë të tjerë.

Davutoglu është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Sare Davutoglu dhe Zëvendëskryeministrat Yalcin Akdogan, Lutfi Elvan dhe Tugrul Turkes.

Kryeministri turk do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë së rindërtuar në Banja Llukë, pjesa më e madhe e së cilës u rindërtua nga donacionet e Agjencisë Turke për Zhvillim Bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit