Kryeimami i Prizrenit Hoxhë Dr. Orhan Bislimaj, i cili është edhe veteran i UÇK-së: ju drejtua me një shkrim gazetarit Kushtrim Sadiku, i cili i sponsoruar nga Izraeli, krijoj një dokumentar për të promovuar narrativën e Izraelit para shqiptarëve të Kosovës.
Më shumë se trishtim…!
Po pse more Kushtrim Sadiku po i trazon shpirtat e viktimave?
Çka ke dashtë me thënë me këtë dokumentar!
Çka ke pas nevojë me bë një të tillë?
Kush ta kërkoi?
A e din që janë vrarë 70 mijë palestinezë të pafajshëm? A e din që janë vrarë rreth 20 mijë fëmijë?
A e din që Gazza është bërë rrafsh me tokë?
A e din që rreth 30 mijë fëmijë kanë mbetur jetimë pa njërin prind?
A nuk po frikohesh prej gjakut të pafajshëm të tyre.
A nuk po të dhemb loti i jetimit?
A ke fëmijë ti, a nuk i ke parë ato skenat e llahtarshme, të grave, fëmijëve, plejqve, bombardimit të spitaleve, etj, etj?
A e din që në këtë gjithësi është Një Zot që i sheh të gjitha, edhe ty. Me të zënë haku i tyre nuk të vyen asgjë, edhe ka me të zënë.
Nëse nuk po mundesh t’i dalësh zot, bile hesht. Hesht, sepse e gjithë bota e dinë që në Gazza ka ndodhur gjenocid.
Rasti i Palestinës ka shumë ngjashmëri me tonin, të Kosovës.
T’i fajësosh palestinezët e gjorë, e mos të flasësh për krimet shtetrore izraelite ndaj tyre për dekada me radhë, është njësoj si ta fajësosh Adem Jasharin që luftoi kundër okupatorit serb.
Ose në rastin tjetër është njësoj si të solidarzohesh me krimet serbe në Bosnjë e Kosovë!?
Ke gabuar shumë me këtë dokumentar, tutju Zotit, mos i përkrah krimet kundër të pafajshmëve, e aq më pak kundër fëmijëve…!
Orhan Bislimaj
26 janar 2026
