7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kryeimami Sahiti vizitoi Qendrën për Hulumtime dhe Studime Islame “ISAM”

Më të lexuarat

Prishtinë, 29 nëntor 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi Qendrën për Hulumtime dhe Studime Islame İSAM në Stamboll, ku u prit nga sekretari gjeneral Fahreddin Ergün.

Kryeimami Sahiti falënderoi z.Ergün për mikpritjen e ngrohtë dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për të bashkëpunuar edhe më tepër, qoftë në ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore të kuadrit fetar përmes trajnimeve të specializuara, shkëmbimeve të ekspertëve e përvojave, por edhe të literaturës së botuar.

Ndërkaq, Fahreddin Ergün falënderoi kryeimamin për vizitën dhe theksoi nevojën e një bashkëpunimi edhe më të madh ndërmjet dy institucioneve në projekte me interes për dyja palët, e veçanërisht për avancimin e hulumtimeve dhe studimeve islame.

Në fund të takimit, kryeimami Sahiti i dhuroi nikoqirit Ergün një kopje të katalogut të dorëshkrimeve arabe në bibliotekën e Bashkësisë Islame të Kosovës.

İSAM është institucioni më i lartë kërkimor dhe hulumtues i shkencave islame të Dijanetit të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit