10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Krizë politike në Mal të Zi, partneri i koalicionit largohet nga qeveria

Më të lexuarat

Situata politike në Malin e Zi duket se është  në tension pasi një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç pohoi se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më dhe se jemi në situatën e para 31 gushtit sepse, sipas tij, Krivokapiç, Beçiç dhe Abazoviç janë duke bërë marrëveshje me DPS-në e Milo Gjukanoviçit.

Një stuhi e re në skenën politike malazeze u shkaktua nga votimi në Parlament për Rezolutën e gjenocidit serb në Srebrenicë.

Mediat vendase bëjnë me dje se një ditë më parë 55 deputetë votuan për rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë, 19 ishin kundër, shtatë abstenuan. Deputetët e partisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, DPS i Gjukanoviç, parlamentarë nga partia e Dritan Abazoviç dhe partia e Aleksa Beçiç votuan për rezolutën.

“Votimi për Rezolutën mbi Srebrenicën, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe Republikës Serbe. Deputetët e Frontit Demokratik u larguan nga parlamenti dhe tani, përveç krizës së Qeverisë, kemi edhe krizën e Parlamentit. Ne u bëmë thirrje partnerëve të koalicionit të rivendosnin marrëdhëniet, të bënin marrëveshje të reja, të formonin një qeveri të re, por nëse nuk mund ta bëjmë atë, atëherë ne do të organizojmë zgjedhje të reja me ndihmën e qeverisë kalimtare”, theksoi Mandiç.

Sipas tij, Zdravko Krivokapiç nuk ka pasur mbështetjen e Frontit Demokratik për një kohë të gjatë dhe ata po kërkojnë largimin e tij.

“Pasi Krivokapiç hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe, marrëveshjet e reja janë të nevojshme. Unë jam për një qeveri të re dhe që Krivokapiç nuk duhet të jetë kryeministri, por që njerëzit që qëndrojnë pas ndryshimit të DPS dhe që u ngritën për të mbrojtur interesat e popullit Serb duhet të zgjidhen”, tha Andrija Mandiç.

Ndryshe, Parlamenti gjatë ditës së djeshme votoi edhe për shkarkimin e ministrit, Vladimir Leposaviç pas mohimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve në Bosnje. /abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit