12.4 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kreu i Ligës Arabe: Shpërbërja e regjimit sirian e afërt

Më të lexuarat

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebil El-arebij, është shprehur se rënia dhe shpërbërja përfundimtare e regjimit sirian është e afërt. Njëkohësisht, ai i bëri thirrje opozitës të bashkojë rreshtat.

Duke komentuar konferencën e opozitës të mbajtur në Doha të Katarit, Nebil El-arebij është shprehur:”E rëndësishme është të bashkohet opozita, pasi të gjithë e dimë se regjimi sirian do të japë frymën e fundit dhe shumë shpejt në Siri do të kemi një situatë krejt të re.”
Kurse lidhur me të njëjtën çështje, kryeministri turk Erdogan, është shprehur se Beshar Esed ka humbur çdo fije humanizmi në zemër, ai nuk ka asnjë ndjesi islame, pasi po bombardon xhamitë gjatë namazit dhe masakron njerëzit e pafajshëm.
Nga ana e saj, Turqia ka detyruar të ulet një avion transporti që ishte nisur nga Armenia drejt Sirisë, pasi dyshohej se transporton armatime. /a.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit