10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kosovarët duhet të paguajnë 15 euro taksë në kufirin me Malin e Zi edhe për një kohë

Më të lexuarat

Ende nuk është larguar taksa për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Mal të Zi.

Dy qeveritë janë duke punuar për finalizimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e taksës në vlerë 15 euro. Kështu deklaron drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, i cili shton se e njëjta mund të eliminohet deri më 1 qershor.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar për një gjë të tillë, por që ai thekson se janë duke vazhduar takimet mes dy vendeve.

“Ju e dini që vitin e kaluar e kaluar qeveria e Malit të Zi na ka mbyllur për arsye objektive shëndetësore, sivjet është gjithçka e hapur, ne kemi punuar për atë drejtim….Mendoj se çdo gjë është gati, jemi shumë të përgatitur. Mbi të gjitha diçka që është mirë të transmetohet, së shpejti do të marrim lajmet e mira e një barriere të kamotshme shumëvjeçare për të eliminuar pagesën e sigurinacioneve të makinave në kufi. Ka hyrë në fuqi që familjarët të vijnë me fëmijët e vet nën moshën 18 vjeçare me çdo dokument, i cili posedon edhe një fotografi, pa asnjë pengesë”, shprehet ai.

Sipas tij, numri i rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në Ulqin ka rënë në pesë. Sezoni turistike në këtë vend pritet të hapet së shpejti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit