7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Korrja vdekjeprurëse e grurit në Ukrainë

Më të lexuarat

Fermerët ukrainas të veshur me pancirë kanë filluar korrje-shirjet e vitit 2022, derisa shumë vende të botës presin grurin nga “shporta e bukës” e Evropës.

Një kombajner në rajonin Zaporizhja të Ukrainës veshur me pancir ndërsa drejton një autokombajnë më 29 korrik.
Një kombajner në rajonin Zaporizhja të Ukrainës veshur me pancir ndërsa drejton një autokombajnë më 29 korrik.

Korrja e grurit në Ukrainë është bërë një punë shumë e rrezikshme që nga pushtimi rus.

Ky imazh i 30 korrikut tregon një autokombajnë që u shkatërrua pasi goditi një minë antitank në rajonin e Harkivit. Sipas autoriteteve ukrainase, drejtuesi i mjetit u shtrua në spital, por i mbijetoi shpërthimit.

Drejtuesi i një traktori që goditi një mjet shpërthyes të panjohur në periferi të Harkivit më 24 korrik, u vra në vendngjarje. Tragjedi të tilla ka të ngjarë të përsëriten në zonat rurale të Ukrainës, ndërsa kanë nisur korrje-shirjet dhe furnizimet ushqimore të nevojshme kanë filluar të dërgohen nga portet e Ukrainës.

Një ushtar përgjegjës për pastrimin e minave kontrollon një arë me grurë nëse ka mina, në rajonin e Çernihivit më 29 korrik.
Një ushtar përgjegjës për pastrimin e minave kontrollon një arë me grurë nëse ka mina, në rajonin e Çernihivit më 29 korrik.

Më 1 gusht, dërgesa e parë e drithit, duke përdorur një “korridor” të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja për anijet që transportonin furnizime ushqimore nga portet e Detit të Zi të Ukrainës u nis nga Odesa. Porti më parë ishte i paarritshëm për shkak të anijeve detare ruse në Detin e Zi.

Një autokombajnë gjatë procesit të korrjes së grurit, shkarkon drithin direkt në një kamion pranë Harkivit më 30 korrik.
Një autokombajnë gjatë procesit të korrjes së grurit, shkarkon drithin direkt në një kamion pranë Harkivit më 30 korrik.

Pavarësisht lajmeve që mirëpritën hapjen e korridorit për dërgesat e drithit në Detin e Zi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se të korrat e Ukrainës sivjet mund të jenë gjysma e vëllimit normal.

Një kamion i ngarkuar me grurë duke kaluar pranë një pjese të një rakete të ngulitur në një fushë në rajonin e Harkivit më 30 korrik.
Një kamion i ngarkuar me grurë duke kaluar pranë një pjese të një rakete të ngulitur në një fushë në rajonin e Harkivit më 30 korrik.

Disa toka bujqësore në Ukrainë janë bërë shumë të rrezikshme për punë bujqësore si rezultat i minave dhe municioneve të pashpërthyera.

Një pjesë e tokave bujqësore të thata në Ukrainë janë shkatërruar gjithashtu nga zjarret e shkaktuara nga artileria dhe raketat. Kjo foto e 29 korrikut tregon fotoreporterin ukrainas Evgeniy Maloletka në një fushë me grurë duke u djegur në rajonin e Harkivit.

Një automjet ushtarak rus në një arë në rajonin Herson të Ukrainës më 21 korrik.
Një automjet ushtarak rus në një arë në rajonin Herson të Ukrainës më 21 korrik.

Fushat e tjera me drithë janë pushtuar nga trupat ruse që avancojnë ose janë në tokën vdekjeprurëse të askujt midis forcave kundërshtare.

Një kamion duke shkarkuar drithin në një depo në rajonin Zaporizhja më 29 korrik.
Një kamion duke shkarkuar drithin në një depo në rajonin Zaporizhja më 29 korrik.

Në një intervistë për CNN në korrik, një fermer ukrainas i quajtur Mykhaylo Lyubchenko e përshkroi bujqësinë si një “front të dytë” në luftën me Rusinë.

Një autokombajnë në rajonin Dnipropetrovsk më 30 korrik.
Një autokombajnë në rajonin Dnipropetrovsk më 30 korrik.

Lyubchenko u zotua se për të ushqyer vendin e tij dhe pjesën tjetër të botës, ai do të vazhdojë të punojë mes realitetit të ri të rrezikshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit