🔴 Këto janë pikat më të rëndësishme që dolën nga Konferenca e Unitetit të Diskursit Islam në Damask
Parimet e përgjithshme:
⭕️ Së pari:
Islami në Siri është referencë fetare, ligjore, morale, qytetëruese dhe kulturore gjithëpërfshirëse. Nuk lejohet të përdoret në shërbim të ndonjë partie, sekti apo grupi. Përkatësia ndaj Islamit është mbi çdo përkatësi ndaj shkollave apo grupeve.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ai ju ka quajtur myslimanë.”
⭕️ Së dyti:
Referenca më e lartë janë Kurani Fisnik dhe Suneti i saktë i Profetit. Nga ato buron ixhtihadi dhe tek ato kthehen mosmarrëveshjet.
Allahu thotë:
“Nëse grindeni për ndonjë çështje, kthejeni atë te Allahu dhe i Dërguari.”
⭕️ Së treti:
Ndjekja e Sunetit të Profetit, e Sunetit të halifëve të drejtë dhe asaj për të cilën janë pajtuar të parët e devotshëm, është bazë në fe. Risitë fetare vlerësohen sipas metodës shkencore serioze nga njerëzit kompetentë dhe specialistët.
⭕️ Së katërti:
Sahabët dhe familja e Profetit (Ehli Bejti), Allahu qoftë i kënaqur me ta, duhet të respektohen. Nuk lejohet shpifja, fyerja apo teprimi ndaj asnjërit prej tyre.
⭕️ Së pesti:
Shumëllojshmëria e mendimeve, dallimi i ixhtihadeve dhe ekzistenca e shkollave dhe medhhebeve janë ligj hyjnor dhe nuk mund të zhduken. Përkundrazi, ato janë burim pasurimi kulturor dhe nuk duhet të jenë shkak për përçarje apo përjashtim.
⭕️ Së gjashti:
Moderimi dhe mesatarja janë metodë autentike islame dhe janë kriteri me të cilin rregullohet çdo diskurs fetar, larg teprimit dhe neglizhencës.
Allahu thotë:
“Dhe kështu ju bëmë një ummet të mesëm.”
⭕️ Së shtati:
Paprekshmëria e jetës është parim i prerë. Nuk lejohet derdhja e gjakut, cenimi i pasurisë apo i nderit të njerëzve nën asnjë justifikim ideologjik apo sektar.
