18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Kompjuterat do të zotërojnë pesë shqisat e njeriut

Më të lexuarat

Kompjuterat do të kenë pesë shqisat e njeriut, njoftojnë ekspertët e korporatës IBM.

Shikimi, dëgjimi, nuhatja, shija dhe prekja në një të ardhme të afërt nuk do të jenë më vetëm prerogativë e njeriut. Ekspertët e korporatës IBM janë të bindur se në një të ardhme të afërt kompjuterat, tabletat elektronike ose smartphone do të jenë gjithashtu në gjendje të ndjejnë aromën e çajit të sapo zjerë ose të njohin se çfarë pamje paraqitet në fotografi. Ndërsa ju, duke prekur ekranin, do të keni mundësi të ndjeni cilësinë e rrobave që do të blini në një dyqan online.

Pajisja e makinave me ndjenja është pjesë e programit të kompanisë për të krijuar sisteme njohëse informatike me karakteristika të përngjashme me ato të njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit