5.9 C
Pristina
Monday, March 4, 2024

“Kishim frikë se do të na vriste Izraeli, jo Hamasi”: Pengu izraelit thotë se janë gjuajtur nga helikopterët

Në detajet e takimit të publikuara nga Ynet, një nga faqet e njohura të lajmeve të Izraelit, u konstatua se pengjet dhe të afërmit e tyre që u takuan me Netanyahun kanë reaguar ndaj kryeministrit për shkak të sulmeve ajrore në Gaza

Më të lexuarat

 Kanë kaluar dy muaj nga operacioni i Hamasit “Tufani i Aksasë”, i cili u zhvillua më 7 tetor si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli. Sulmet intensive ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite kundër Rripit të Gazës kanë vazhduar që nga kjo datë, shkruan Anadolu.

Në kuadër të pauzës humanitare më 24 nëntor, 81 të burgosur izraelitë u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Ndërkohë që deklaratat e pengjeve të liruar nga të dyja palët u publikuan në media të ndryshme, një pretendim i ri u shpërnda në rrjetet sociale.

Prapavija dhe pretendimet

Teksa lufta në Gaza po vazhdonte, u pretendua se një nga pengjet e mbajtur rob nga Hamasi ka thënë se helikopterët izraelitë kishin hapur zjarr ndaj tyre ndërsa ata gjendeshin në Gaza.

Gjetjet

Nga hulumtimet zbulohet se pretendimi në fjalë është publikuar nga kanali i lajmeve me qendër në ShBA, CNN.

Në një lajm me titullin “Regjistrimi audio i rrjedhur nga takimi i tensionuar zbulon zemërimin e pengjeve ndaj Netanyahut”, mediumi ndau me opinionin procesverbalin e takimit në të cilin Netanyahu u takua me izraelitët e lëshuar nga Hamasi.

Pretendimi se një helikopter izraelit hapi zjarr ndaj civilëve izraelitë është përfshirë në paragrafin e katërt të lajmit.

“Një grua pa burrin që u lirua me fëmijët e saj dëgjohet duke thënë në audio: ‘Ndjenja që kishim atje ishte se askush nuk bëri asgjë për ne. E vërteta është se vendi ku strehoheshim u bombardua dhe duhej të na nxirrnin jashtë dhe u plagosëm. Përveç kësaj (më 7 tetor), helikopterët hapën zjarr ndaj nesh rrugës për në Gaza”.

Është konstatuar se deklaratat në fjalë janë përfshirë në regjistrimin audio të rrjedhur të takimit mes kryeministrit izraelit Netanyahu dhe pengjeve të liruar nga Hamasi.

Në detajet e takimit të publikuara nga Ynet, një nga faqet e njohura të lajmeve të Izraelit, u konstatua se pengjet dhe të afërmit e tyre që u takuan me Netanyahun kanë reaguar ndaj kryeministrit për shkak të sulmeve ajrore në Gaza.

Në detajet e lajmit tregohet një ish-peng i Hamasit të ketë thënë: “Çdo ditë në robëri ishte jashtëzakonisht e vështirë. Ne ishim në tunele dhe kishim frikë se do të na vriste Izraeli dhe jo Hamasi. Sido që të ndodhte, ata vonë do të thoshin se na ka vrarë Hamasi. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë me forcë që shkëmbimi i të burgosurve të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe që të gjithë të kthehen në shtëpi”. Në lajm thuhet pengu i ka bërë thirrje Netanyahut për armëpushim.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit