11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Kinë, shembet super-ura

Më të lexuarat

Ura Yangmingtan në qytetin Harbin në Kinë përfundoi në muajin nëntor dhe në atë kohë u cilësua si kryevepra e radhës e industrisë së ndërtimit në Kinë, një urë që arrinte mbi 15 kilometra gjatësi.

Por ende pa mbushur vitin e parë të vënies në punë, një sektor prej 100 metrash i kësaj ure është shembur duke shkaktuar vdekjen e të paktën 3 personave. Dëshmitarët, e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, thanë se krejt papritur 3 këmbë të urës u këputën dhe u shembën duke mohuar që më parë të kishte një shpërthim.

Shkaqet e sakta të shembjes së urës nuk dihen ende, por autoritetet njoftuan nisjen e hetimeve ndaj kompanisë së kontraktuar për ndërtimin e kësaj vepre publike, për të verifikuar nëse janë zbatuar standardet në ndërtimin e objektit.

Ndërtimet në Kinë shpesh janë jashtë standardeve, pak javë më parë, një pallat në ndërtim e sipër, u shemb në provincën Heilongjiang duke shkaktuar vdekjen e të paktën 2 punonjësve./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit