- Përcakto qëllime të qarta
Përcakto pjesën të cilën duhet ta mësosh sot. Lëndën ndaj në pjesëza të vogla dhe të qarta me qëllim që ta dish nga t’ia fillosh.
- Shfrytëzo metoda të ndryshme të mësimit.
Ki llojllojshmëri të metodave gjatë mësimit, mes leximit, marrjes shënime, zgjidhjen e pyetjeve, përdor video arsimuese apo aplikacione që të ndihmojnë për ta kuptuar lëndën në mënyrën më të mirë.
- Shfrytëzo ndërlidhjen logjike mes gjërave.
Mësimet që i merr nga librat ndërlidhi me gjëra të cilat i di apo shembuj nga jeta jote e përditshme. Kjo mënyrë të ndihmon të gdhenden informatat në kujtesën tënde.
- Largohu nga përsëritja pa pushim.
Ndejat e gjata për përsëritje të mësimeve është e lodhshme edhe joefikase. Ndaje kohën e mësimeve në periudha kohore të shkurta dhe me përqëndrim të plotë.
- Le të jetë qëllimi yt kuptimi para mësimit përmendsh.
Kur ti kuptosh fillimisht konceptet bazike pastaj mësimin e tyre përmendsh e ke më lehtë dhe do mundesh ti ndërlidhish gjërat më mirë mes vete, sidomos kur do tentosh të zgjidhësh probleme apo ti zbatosh ato.
- Këshillë.
Në vend se të mendosh për rezultatet, përqëndrohu tek mësimi në mënyrë të organizuar dhe largoju nga mendimi i tepruar, sepse stresi ta pakëson përqëndrimin. Përgatitja e mirë është rruga e suksesit.
Ti je në nivel të kësaj beteje, o trim!
Mënyra të dobishme për të mësuar
Mënyrë për t’i përgatirur provimet, të cilën e kam përdorur dhe shumë më ka bërë dobi.
- Organizoje kohën.
Tento të ndash kohën e mësimit në periudha kohore të shkurta, si psh. 30-40 min mësim, pastaj 10-15 min pushim. Kjo metodë të ndihmon që të përqëndrohesh më mirë gjatë mësimeve.
- Organizo lëndët që duhet t’i mësosh.
Tento ti rendisësh lëndët sipas rëndësisë që kanë, që domethënë fillo nga lëndët e rënda, apo nga ato që kërkojnë më shumë kohë për ti kuptuar.
- Ndrysho mënyrat e mësimit.
- Mësimi me zë të lartë. Provo tia sqarosh vetes apo dikujt tjetër me zë të lartë lëndën të cilën je duke e mësuar. Kjo mëynrë të ndihmon të kuptosh më shumë edhe që të forcohen informatat në trurin tënd.
- Hartat mendore. Nëse një mësim është i rëndë apo ka shumë detaje, atëherë përdor vizatime apo harta mendore që të organizosh mendimet tuaja.
- Videot arsimuese apo aplikacionet. Nëse ka video arsimuese apo aplikacione përkatëse të cilat ta sqarojnë lëndën, atëherë shfytëzoi ato, që të ndryshosh pak mënyrën e mësimit të lëndëve.
- Rehatia dhe dëfrimi. Kur ta hetosh se je lodhur merr kohë pushimi, bëj ndonjë punë të cilën e do, duke dëgjuar diçka që të pëlqen, duke shikuar video të shkurta apo dalja me shokë e shoqe për pak kohë.
- Vetvlerësim. Kur ta përfundosh ndonjë pjesë të caktuar të mësimeve atëherë shpërble veten tënde me ndonjë gjë të cilën e do, sip është ndonjë ushqim i shishëm ose të kalosh kohë me shokë tuaj. Kjo do të nxite ty që të vazhdosh të përsësritësh mësimet edhe më shumë.
Provoje këtë metodë dhe do shohësh se çdo herë mësimi për provime do jetë më i lehtë edhe më i këndshëm.
Vazhdojmë me këshilla dhe porosi
- Bëja të dashur vetes mësimin.
- Përgatiti gjërat e nevojshme për shkollë.
- Rregullo zyren tënde edhe mbushe me shprehje motivuese.
- Kujtoja vetes rëndësinë e diturisë në jetën tënde edhe në shërbimin e islamit.
- Kujtoi detyrat tuaja menjëherë një pas një.
- Në fund të çdo jave testo dituritë tuaja edhe vlerësoi ato edhe motivoje veten me ndonjë dhuratë, nëse i je përmbajtur këtij plani.
- Regjistroi vërejtjet e rëndësishme edhe prit pytje të ndryshem.
- Mbaje një fletore të veçantë në të cilën do i shënosh vërejtjet, informatat sipërfaqësore dhe të rëndësishme dhe shikoi ato herë pas here, kur të kesh kohë të lirë.
- Gjatë mësimit, në një letër anësore, shënoi pyetjet për të cilat mendon se mund të vijnë në provim.
- Fillo me gjërat më të lehta e pastaj kalo tek ato më të rëndat.
- Sipas mendimit tim në fillim është e dëshiruar të fillohet me mësimin e lëndëve më të lehta, sepse kështu mund të ndihesh se ke arritur ndonjë sukses dhe kështu mendja yte motivohet edhe nxitet më shumë për lëndët më të rënda.
- Mos e demoralizo veten.
- Mos u demoralizo nëse merr notë më të vogël se sa ke pritur, por shfrytëzo rastin dhe mëso nga gabimet tuaja dhe kujdesu të marrësh notë më të lartë në rradhën e ardhshme.
- Mos e dëgjo asnjë nxënës i cili të thotë se lënda është shumë e rëndë.
Përgatiti: Bekir Halimi
