14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Kërkohet sensibilizim për shmangien e viktimave në trafikun rrugor

Më të lexuarat

Ka nisur konferenca Ndërkombëtare Për Shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor.

Me këtë rast do të shpalosen rekomandime se si duhet te orientohen të gjitha organizatat dhe Policia e Kosovës se si ti eliminojnë aksidentet në trafik.

Në fjalën hyrëse zëvendësministri i brendshëm Nehat Mustafa, tha se në bazë të statistikave, trendi i viktimave në trafik ka rënë dukshëm.

“Po i bëjmë ftesë edhe Ministrisë së Arsimit që të i kushtojë rëndësi nxënësve se si duhet të sillen në komunikacion,

sepse është tragjike kur ne shohim fëmijë të cilët humbin jetën në komunikacion”, tha Mustafa.

Kurse, zëvendësministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, tha se në të njëjtën kohë po ndërgjegjësohemi për marrjen e vendimeve, në mënyre që të reduktohet numri i aksidenteve.

“Ministria e Infrastrukturës ka marrë masa të rrepta, përveç ajo e gjobave është edhe marrja e patent shofereve për vozitësit që nuk janë te kujdesshëm ose thënë ndryshe te padisiplinuar. Me anë të këtyre masave tentojmë zvogëlimin e numrit të aksidenteve”, tha Mujota

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit