13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Karteli i drogës merr përgjegjësinë për vrasjen e 49 meksikanëve

Më të lexuarat

Karteli meksikan i drogës ‘Zetas’ ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 49 personave, trupat e të cilëve u gjetën afër qytetit verior Monterrey njoftoi zëdhënësi i shtetit meksikan, Nuevo Leon. Trupat e 43 burrave dhe 6 grave, prej të cilëve disa ishin të sakatosur, u gjetën në qese të plastikës, tha në konferencë për gazetarë zëdhënësi i forcave lokale të sigurisë.

“Të gjitha dëshmojnë se viktimat ishin vrarë më herët, andaj supozohet se nuk u likuiduan në atë vend”. Vrasjet janë ‘akti i ri i dhunës mes bandave të drogës, e jo sulm ndaj banorëve civilë”, shtoi policia. Sipas policisë, viktimat mund të kishin qenë edhe emigrantë. Disa prej trupave janë aq të dekompozuara saqë identifikimi i tyre është i vështirë, e madje as gjurmët e gishtave s’mund t’iu merren shkaku i sakatimit të duarve. Karteli i drogës Zetas udhëhiqet nga ish-pjesëtarët e njësive elite të ushtrisë meksikane. Kartelet meksikane të drogës së fundi e kanë përshkallëzuar luftën e terrorit në këtë vend. /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit