9.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kandidati për myfti që rrenë xhematin se ka diplomë

Më të lexuarat

Kandidati për myfti që rrenë xhematin se ka diplomë

Kandidati i Sulejman Rexhepit për myfti në Myftininë e Shkupit, mësohet se tashmë dy dekada i ka gënjyer xhematin e vet se posedon diplomë universitare për mbarimin e Fakultetit të Teologjisë në Sarajevë.
Kolegët nga brezi i tij, shprehen të sigurt se ai asnjëherë nuk ka arritur të diplomohet pasi që asnjëherë nuk ka shfaqur interesim për t’u bërë tamam hoxhë. “Zekerija Idrizi prej se e mbajmë mend, çdoherë e ka urryer xhubën e hoxhës. Bile nëse e shikoni profilin e tij në facebook, shumë qartë do ta vëreni se ai i ngjan më shumë një rokeri, se sa një hoxhë”, thotë njëri nga hoxhallarët e brezit të tij.
“Shikojeni se çfarë pozash bën në facebook. Mendoj se është keq për një njeri që thotë në fakt gënjen se është hoxhë, të bëjë poza të tilla. Kjo nuk i ka hije, por s’ke çfarë t’i bësh. Ai gjithmonë ashtu e ka pasur jetën”, ankohet një tjetër.
Reagimet e hoxhallarëve vijnë pas alarmit të ngritur se Zekerija Idrizi, me mbështetje të të parit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, pretendon të bëhet myfti në Myftininë e Shkupit.

http://thenieislame.cf

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit