Kamera e fshehtë zbulon një të vërtetë të dhimbshme: Kur njeriu nuk guxon të përballet me tiranin, e sulmon atë që i kujton të ngrihet

Më të lexuarat

Në një episod të kamerës së fshehtë, aktori luajti rolin e një kasapi të ashpër. Para tij qëndronte një grua e varfër me vajzën e saj të vogël, që mbante disa para të pakta në një dorë që i dridhej.

Ajo kërkoi të blinte një kilogram mish. Si pjesë e skenarit të episodit, kasapi i dha një sasi dhjamë dhe mbetje mishi, i vuri në një qese plastike pa komentuar, dhe vazhdoi punën e tij.

Gruaja e shikoi qesen me hutim, dhe nuk guxoi të protestonte.
Vajza i tha nënës së saj: “Kjo nuk është mish!”
Nëna iu përgjigj me zë të ulët: “Kam frikë të flas… më duket i frikshëm”.

Pas pak, një aktor tjetër i përfshirë në skenë bleu mish dhe mori të njëjtën trajtim.
Por ai nuk heshti. U afrua te gruaja dhe e nxiti të protestonte. I tha: “Kjo nuk është e drejtë, duhet ta refuzojmë”.
Por gruaja vazhdoi të hezitonte dhe kishte frikë.

Ajo i tha: “Foli ti”, dhe ai iu përgjigj: “Do të flas nëse më mbështet”. Ai vazhdoi ta inkurajonte të mos e pranonte situatën.

Dhe, papritur, gruaja mori qesen dhe ia hodhi në fytyrë atij burrit që po e nxiste, jo kasapit, dhe bërtiti me nervozizëm të madh!

Por pse u zemërua me të?
Kur ai nuk e kishte fyer, përkundrazi, po përpiqej ta ndihmonte?

Përgjigja: Sepse ajo nuk mundi të përballonte që dikush ta përballonte me të vërtetën e saj.
Nuk e duroi dot të shihte veten si të frikësuar dhe të dobët, ndaj u zemërua me atë që ia kujtoi – jo me atë që e kishte fyer vërtet.

Kjo quhet në psikologji “zhvendosje” (anglisht: displacement):
Kur kemi frikë nga ai që na ka bërë dëm, e shkarkojmë zemërimin te dikush tjetër – më i dobët, më afër apo më i sigurt.

Kjo ndodh shpesh:
•    Burri e shkarkon zemërimin te gruaja,
•    Gruaja bërtet mbi fëmijët,
•    Fëmijët thyejnë lodrat e tyre,
•    Lodrat mbeten të thyera, pa zë.

Por kur kjo bëhet nga grupe ose sisteme, ajo shndërrohet në sabotim dhe lajthitje, jo më thjesht një mekanizëm psikologjik.

Dhe kjo është ajo që po ndodh sot në realitetin tonë:
Shumë njerëz nuk durojnë atë që ndez dritën në dhomën e errët, sepse janë mësuar me errësirën.
Sulmojnë atë që u thotë: “Ju meritoni më mirë”… sepse kjo i përball me një pyetje të dhimbshme: “Pse u pajtuam me më pak për gjithë këto vite?”

Kur dikush kërkon reforma, nuk përkrahet, por akuzohet.
Kur dikush flet për dinjitet, ndërgjegjësim apo liri, i thonë: “Idealist, trazues, krijues përçarjeje…”

Njerëzit shpesh nuk sulmojnë tiranin, sepse ai është i frikshëm dhe ka pushtet, por sulmojnë atë që u kujton se është duke heshtur, që me pranimin e tyre të kësaj gjendjeje bëhen participues, që ndërtuan murin e poshtërimit me duart e tyre.

Me fjalë të tjera:
Shoqëria nuk ndëshkon atë që e prishi atë, por atë që e zbuloi këtë prishje.
Nuk përballet me atë që i vodhi bukën, por me atë që pyeti: “Pse pranove të jesh i uritur?”

Prandaj, në shumë prej shoqërive tona:
•    Ai që këshillon është armiku,
•    Ai që hesht është i mençur,
•    Dhe krimineli është “realiteti që s’mund ta shmangim”.

Ne nuk ndjehemi mirë me atë që na zgjon, sepse zgjimi dhe ndërgjegjësimi është i dhimbshëm.
Por qetësohemi me atë që na jep gjumë e anestezi, edhe nëse është hajdut apo gënjeshtar – vetëm sepse nuk kërkon prej nesh të veprojmë.

Dr. Mohamed Havaxha – Psikiatër

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit