3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Ji i sjellshëm në lamtumirë!

Më të lexuarat

“Vërtet veprat janë sipas përfundimit të tyre, dhe kujdesja ndaj përfundimit të veprave është trashëgimi e garuesve të suksesshëm”
Ndoshta sjellja jote e mirë ndaj përfundimit është shkak për arritjen e mëshirës dhe lirimit tënd nga zjarri.
Nga sjellja e mirë është:
Përqëndrimi dhe pritja deri në fund!
Gjithmonë namazet tona i fillojmë me tekbir, duke iu kthyer Allahut të Madhërishëm dhe e përfundojmë me përshëndetje ndaj Zotit, dhe salavate.
* Përfundimi i veprave ka etika të veçanta, ndaj tregohu i sjellshëm!*
Kur u themi lamtumirë njerëzve tanë të dashur, nuk kemi forcë të kthejmë shpinën, zemrat tona mbeten të thyera dhe sytë tanë qëndrojnë duke i parë ata deri në momentin e fundit, me dashuri dhe sinqeritet u themi lamtumirë.
Mos kthe shpinën!
I urdhëroi i Dërguari i Allahut-salAllahu alejhi ue selem, shigjetarët në Uhud që të qëndrojnë të vendosur dhe të presin në pozicionet e tyre në mal deri në fund, por ata e shpejtuan fitoren dhe u gëzuan për plaçkën, kështu që u larguan nga vendet e tyre , si rrjedhojë e kësaj rezultati i betejës ndryshoi!
Mos nxito!
Mos e lini vendin tuaj, qëndroni deri në fund.
Qëndro duke u lutur, duke shpresuar, me bamirësi, i frikësuar, i penduar deri në fund, kjo është shenjë e të sinqertëve.
[Ndoshta mirësjellja e përfundimit i kompenson mangësitë e fillimit ]
O kërkues i të mirës, qëndro
Në hadith thuhet gjithashtu:
“Kërkojeni Natën e Kadrit në natën e fundit të Ramazanit.”
[Saktësuar nga shejkh Albani-Allahu e mëshiroftë-]
Përpiquni deri në sekondin e fundit të muajit tuaj…dhe luteni Allahun e Madhëruar për pranim dhe përfundim të mirë ﴿وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ ﴾
“dhe që ata kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre. (Muminun/60)

❪اللَّهُمَّ إِنَّكَ عفُوٌّ تُحِبُّ العَفْوَ فَاعْفُ عَنِّا)
❪O Allah, Ti je Falës, e do faljen, na fal ne❫
Tregojini Allahut të mirën nga vetja juaj dhe përpiquni në dua’për veten dhe për ata që i doni.
Allahu na i pranoftë ne dhe ju veprat e mira
Përktheu F.Gurra

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit