18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Jemen: Armëpushim në Aden

Më të lexuarat

Luftëtarët që janë besnik ndaj presidentit të Jemenit, Abd Rabbu Mansour Hadi e kanë deklaruar një armëpushim dy orësh në qytetin jugor, Aden pas apeleve të përsëritura të grupeve humanitare.
 
Qyteti port ka qenë skenë e luftimeve të grupeve rivale sunite dhe shiite, prej muajit mars.
 
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raporton se Aden al Ghad nga luftetarët sunit ka thënë se armëpushimi do të lejonte grupet humanitare që të ndihmojnë personat e zhvendosur dhe trajtimin e të lënduarve.
 
Nuk është ende e qartë nëse ka filluar armëpushimi.
 
Një koalicion i shteteve sunite arabe ka bombarduar caqet e rebelëve Huthi prej 26 marsit.
 
Huthit, që dyshohen se e kanë përkrahjen e Iranit janë duke bërë përpjekje që të marrin nën kontroll edhe Adenin.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit