A mjafton numri i madh i falësve të Bajramit apo kërkohet edhe cilësi dhe unitet? – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Masiviteti në rritje i faljes së Bajramit është tregues i qartë se Zoti e ruan fenë e Tij, Islamin, dhe njerëzit nuk kanë çfarë t’i bëjnë për ta zhdukur apo ndrydhur atë, edhe nëse këtë të fundit e arrijnë për pak kohë.

Kështu që e vetmja mënyrë që hasmit e Zotit të bëjnë dëm është të na fusin përçarjen dhe të na joshin drejt një “islami të tredhur” që u pëlqen atyre.

Për këtë dhe i Dërguari i Zotit nuk e ka pasur dert në të ardhmen numrin e myslimanëve, por cilësinë dhe gjendjen e tyre.

Numerikisht, në mos jemi që tani, jo shumë larg, do të jemi feja numër një në botë, por kjo e mirë masive nëse nuk organizohet dhe orientohet si duhet, ngelet e pafuqishme për të sjellë mirësinë që bota ka nevojë dhe për t’i vënë kufi së ligës në rritje.

Ajo që na bashkon është më e madhe dhe bazike sesa ajo që na ndan dhe mbi të gjitha nevoja që ka bota për mirësinë që kjo fe mbart është më akute se asnjëherë. Kështu që derti ynë më i madh nuk është ajo që është garantuar nga Krijuesi, por ajo që na është vënë ne mbi supe në mbartjen e këtij mesazhi sublim.

Hoxhë Dr. Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit