17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Izraeli kundër pavarësisë së Kosovës

Më të lexuarat

Ambasadorja izraelite në Beograd, Alona Fisher Kamm, sërish është deklaruar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe për zgjidhje paqësore e me kompromis të saj.

Të paktën kështu përcjell sot agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

“Për Izraelin është me rëndësi që të arrihet zgjidhja paqësore për Kosovën”, ka thënë për këtë agjenci ambasadorja Kamm.

Ajo ka shtuar se është e sigurt se vizitën e vet të ardhshme në Beograd, presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, do ta shfrytëzojë për ta shfaqur shpresën për gjetje të zgjidhjes së kompromisit që do t’i kënaqë të gjithë.

Ambasadorja ka thënë se çështja e Kosovës, qëkur Izraeli është deklaruar rreth saj duke mos ia njohur pavarësinë, është bërë çështje marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Izraelit e Serbisë.

Presidenti i Izraelit të enjten shkon në Serbi, pas qëndrimit që do ta ketë në Kroaci./ shenja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit