18.9 C
Pristina
Thursday, May 30, 2024

“Izraeli arreston aktivistin e shquar palestinez”

Më të lexuarat

“Policia izraelite arrestoi Khatib-in në shtëpinë e tij në fshatin arab Kafr Kana (në veri të Izraelit), pa dhënë asnjë arsye për arrestimin e tij”, tha avokati Khaled Zbarqal

 

KUDS (AA) – Sipas një avokati palestinez, policia izraelite ka arrestuar Shekh Kamal Khatib-in, i cili është anëtar kryesor i një organizate joqeveritare të shquar arabe dhe ish-nënkryetar i Lëvizjes Islame në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

“Policia izraelite arrestoi Khatib-in në shtëpinë e tij në fshatin arab Kafr Kana (në veri të Izraelit), pa dhënë asnjë arsye për arrestimin e tij”, tha avokati Khaled Zbarqal për AA.

Khatib është një anëtar kryesor i Komitetit Përcjellës për Qytetarët Arabë, një organizatë ekstraparlamentare ombrellë që përfaqëson qytetarët arabë të Izraelit në nivel kombëtar.

Sipas Zbarqal-it, Khatib aktualisht është duke u mbajtur në stacionin kryesor të policisë në qytetin izraelit Nazareth. “Ne jemi duke pritur detajet e arrestimit të tij”, tha avokati.

Khatib poashtu shërbeu edhe më parë si nënkryetar i Lëvizjes Islame në Izraelin e veriut. E kryesuar nga Sheikh Raed Salah, Lëvizja Islame zyrtarisht u dëbua nga autoritetet izraelite në vitin 2015 me dyshimin e “nxitjes së dhunës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit