18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Ish-presidentja Jahjaga ne Abu Dhabi mes grave “pa të drejta”

Më të lexuarat

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përmbyllur vizitën e saj dyditore në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka marrë pjesë në punimet e Samitit Global të Grave në Parlament që u zhvillua nën patronatin e Mbretëreshës së EBA, Lartmadhërisë së saj, Sheikha Fatima Mint Mubarak.
Pjesëmarrja e ish-presidentes Jahjaga në samitin me moton “Të bashkuar në krijimin e së ardhmës” u bë me ftesë të presidentes së Këshillit Kombëtar Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe, Amal al-Qubaisi.
Në kuadër të punimeve të këtij samiti, ish-numri 1 i Kosovës ka zhvilluar një varg takimesh me gra udhëheqëse të disa parlamenteve në botë me të cilat bisedoi për mënyrat e zgjidhjes së përbashkët të problemeve aktuale globale në politikë, ekonomi, ambient, cështjet sociale dhe të tjera.

Takimet e tilla u zhvilluan kryesisht me përfaqsueset e shteteve që nuk kanë njohur ende pavarësisë së Kosovës dhe kishin për qëllim gjetjet e një gjuhe të përbashkët për tejkalimin e sfidave të përbashkëta në sektorë të ndryshëm.

Në ditën e parë të qëndrimit në Abu Dhabi, Jahjaga zhvilloi një takim dreke me Kryesuesen e Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë, Valentina Matvienko.

Gjithashtu ajo u takua edhe me presidenten e Senatit dhe Zëvendëspresidentën e Argjentinës, Gabriela Michetti, dhe me presidenten e Parlamentit Latino-Amerikan dhe Karibien, Blanca Ruiz Alcala.

Temë kryesore e këtyre takimeve ishte fuqizimi i gruas në vendimmarrje dhe gjetja e modaliteteve të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Jahjaga pati rastin të takojë edhe shumë gra të tjera që dallohen në fushat ku veprojnë sic është pilotja e parë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mariam Al Mansouri, e cila ka udhëhequr disa fushata të sulemeve ajorore ndaj ISIS-it.

Gjatë qëndrimit të saj në Abu Dhabi, ish-presidentja Jahjaga vizitoi gjithashtu Xhaminë e Madhe “Sheikh Zayed”. Xhamia që mban emrin e themeluesit dhe presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, është një ndër dhjetë xhamitë më të mëdha e më moderne në botë. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit