12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ish-negociatori serb thotë se ka skaduar marrëveshja për targat, vjen reagimi i drejtori të ashtuquajturës zyrë për Kosovën: Ishe pikërisht t’i që e nënshkrove

Më të lexuarat

Ish-negociatori i Serbisë për dialogun në Bruksel, Borko Stefanoviq, ka shkruar në profilin e tij në Twitter se marrëveshja për targat e veturave ka skaduar.

Madje ai ka shkuar tutje duke akuzuar pushtetin në Serbi dhe duke iu referuar Vuçiqit dhe kabinetit të tij si regjim, duke bërë që edhe partia që është në pushte t’i reagojë ashpër, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshja është arritur më 2011 që qytetarët me targa të Kosovës duhet të vënë targa të përkohshme në momentin kur futen në Serbi. Më 2016, Vuçiqi dhe Daçiqi pranuan se kjo vlen edhe pesë vjet. Kjo tash ka skaduar. Po gënjen regjimi juaj. Shpjegojani serbëve në Kosovë se si i ‘mbroni’”, ka shkruar Stefanoviq.

Por ishte i menjëhershëm reagimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se ishte pikërisht Borko dhe ekipi i tij që arritën këtë marrëveshje me Prishtinën që sipas tij solli këtë situatë – duke pretenduar se më këtë veprim është njohur edhe shteti i Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit