15 C
Pristina
E shtunë, 15 Maj, 2021

INFEKSIONET E RRUGËVE URINARE

Më të lexuarat

Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare.Çfarë është infeksioni i traktit urinar (ITU)? Infeksionet janë sëmundje të cilat shkaktohen nga mikrobet – organizmat shumë të vegjël të cilat shihen vetëm me mikroskop. Infeksioni i traktit urinar është kur mikroorganizmat shkaktojnë infektim të rrugëve urinare.

 

Shkaktarët e infeksioneve të traktit urinar

Shumica e rasteve me ITU shkaktohen nga bakteret të cilat jetojnë në zorrë. Bakteri Escherichia coli (E. coli) shkakton shumicën e rasteve me ITU. Trakti urinar ka disa sisteme për parandalimin e infeksionit. Pikat ku ureterët lidhen me fshikën e urinës veprojnë si një valvulë për të parandaluar urinën të rikthehet sërish në veshka, dhe urinimi pastron mikrobet nga organizmi. Te meshkujt ekziston një gjëndër e quajtur prostatë e cila prodhon sekrete për të ngadalësuar zhvillimin e baktereve. Edhe sistemi imun po ashtu parandalon infeksionet, te të dyja gjinitë. Por pavarësisht kësaj mbrojtje të lartë, infeksionet edhe më tej ndodhin.

Kush preket nga ITU?

Njerëzit e cilësdo moshë ose gjini mund të preken nga ITU. Por infeksionet e traktit urinar janë rreth katër herë më të shpeshta te femrat se te meshkujt. Femrat kanë uretër më të shkurtër, që e bën më të lehtë për bakteret të arrijnë në fshikën e urinës. Po ashtu, hapja e uretrës së femrave është afër vagjinës dhe anusit, ku bakteret jetojnë më së shumti. Femrat të cilat përdorin diafragmë ose spirale kontraceptive po ashtu janë më të prira të preken nga infeksionet e traktit urinar, se sa femrat të cilat përdorin tableta kontraceptive për të kontrolluar lindjen.

Njerëzit tjerë më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e traktit urinar janë:

  • njerëzit me diabet ose probleme tjera të sistemit imun (mbrojtjes natyrale) të organizmit;
  • ata të cilët kanë nevojë për gyp (kateter) për të zbrazur fshikën e urinës;
  • ata me çrregullime të traktit urinar, te të cilët është e penguar rrjedhja e urinës;
  • njerëzit me lëndime të palcës kurrizore ose dëmtim tjetër nervor.

A janë serioze infeionet e traktit urinar?

Shumica e infeksioneve të rrugëve urinare nuk janë serioze, por disa mund të çojnë deri në probleme shumë serioze. Infeksionet kronike të veshkave – infeksionet të cilat përsëriten kohë pas kohe ose zgjatin një kohë të gjatë – mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme, përfshirë dhëmbëzime të veshkave, funksion të dobët të veshkës, tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera. Disa infeksione akute të veshkave – infeksione të cilat zhvillohen menjëherë – mund të jenë kërcënuese për jetën, veçanërisht nëse bakteret futen në qarkullimin e gjakut, një sëmundje e cila quhet septikemi.

Shenjat dhe simptomat e infeksionit të traktit urinar

Ju duhet të vizioni mjekun nëse keni ndonjëherë prej këtyre shenjave ose simptomave:

  • ndjenjë djegieje kur urinoni;
  • nevojë e shpeshtë ose e intensifikuar e urinimit, edhe kur ju keni vetëm pak urinë për të nxjerrë;
  • dhimbje në shpinë ose anash belit nën brinjë;
  • urinë të turbullt, të errët, me gjak ose me aromë të keqe;
  • temperaturë ose të ftohtë./Mjeku
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit