24.5 C
Pristina
E diel, 25 Korrik, 2021

Indonezia tanimë vatër e koronavirusit në Azi

Më të lexuarat




Rastet nga Covid-19 nuk mund të përmbahen gjërsa vdekjet nga COVID në Indonezi më as nuk raportohen.
Shumë njerëz po detyrohen të izolohen në shtëpi pasi spitalet e mbingarkuara i largojnë pacientët. Shumë po vdesin në vetëizolim.

Të hënën, Indonezia raportoi 1,338 vdekje nga COVID-19 – më e larta në histori.

Por ekspertët paralajmëruan se edhe këto shifra mund të mos jenë të sakta, sepse testimet për koronavirus në vend janë shumë të ulëta.

Ndërsa spitalet e mbingarkuara detyrohen të largojnë të sëmurët, më shumë njerëz po vdesin në shtëpi në izolim. Shumë prej tyre nuk kanë pasur kurrë mundësinë të trajtohen nga një profesionist mjekësor.

Lapor Covid-19 një grup i pavarur që mbledh të dhënat të lidhura me pandeminë thotë se hulumtimi i tyre gjeti se numri aktual i të vdekurve është tre deri në pesë herë më i lartë se shifrat e qeverisë.

Situata është larg nga përmirësimi dhe ka shenja se një krizë shëndetësore po formohet edhe në provincat më të largëta të Indonezisë. /mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit