5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Imami i Qabesë të mërkurën në Prishtinë

Më të lexuarat

Ditën e mërkurë (28/09/2022), imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni do të vizitojë Kosovën, ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës përmes faqes së saj të Facebook-ut.

Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, në Kosovë, ai do të qëndrojë për vizitë tri ditore.

Gjatë kësaj vizite ai do t’i prijë namazit të jacisë në xhaminë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë kurse të enjten, do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit