10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

IHH shpërndau në Ramazan ndihma humanitare për 5 milionë njerëz

Më të lexuarat

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) u ka shtrirë dorën e ndihmës rreth pesë milionë nevojtarëve.

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri e Njeriut (IHH) u ka shtrirë dorën e ndihmës rreth pesë milionë nevojtarëve nga ndihmat e mbledhura si rezultat i fushatës humanitare me sloganin “Ju presin” që u organizua gjatë muajit të Ramazanit me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtij fondacioni.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Fondacioni, ekipet e IHH-së, të cilët kanë përshkuar 890 mijë kilometra rrugë në pesë kontinente me sloganin “Ju presin”, kanë trokitur në dyert e nevojtarëve, refugjatëve dhe jetimëve në rajonet ku kanë arritur.

Sikurse çdo vit, edhe këtë vit IHH ka mbështetur jetimët dhe familjet e tyre në Turqi dhe botë, ka shtruar iftare për jetimët, ka shpërndarë pajisje shkollore për jetimët, ka dhuruar rroba për festën e Bajramit, ka shpërndarë pako ushqimore dhe ka shpërndarë mjete financiare për jetimët nevojtarë.

Gjatë muajit të Ramazanit, IHH ka dërguar ndihmë për rreth pesë milionë nevojtarë në 104 shtete dhe rajone në botë dhe 81 provinca të Turqisë.

IHH prioritet më të madh u ka dhënë rajoneve të përfshira nga krizat, siç janë Siria, Somalia, Sudani, Jemeni, Gaza, Bangladeshi dhe Iraku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit