4.8 C
Pristina
Friday, December 6, 2024

I paskrupullti Vuçiç me një paralajmërim “serioz”

Më të lexuarat

Pohimi spekullant: “Nuk duam përsëritje të 1995 dhe 1999”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka ndërmend të sulmojë askënd dhe as nuk e percepton Kroacinë si armike, por se do të vazhdojë të armatoset për të penguar çdo agresion të mundshëm.

“Ne nuk e shohim Kroacinë si armike, por po armatosemi seriozisht dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, që 1995 dhe 1999 të mos ndodhin më”, ka thënë Vuçiç në një paraqitje të ftuar në TV Pink.

“Sipas ndryshimit të doktrinës së ushtrisë serbe, ne duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku”, tha Vuçiç.

Duke theksuar se ushtria po armatoset “fuqishëm, shpejt, me efikasitet dhe seriozitet”, Vuçiq tha se kjo do të vazhdojë në mënyrë që “të mos përsëritet më 1995, 1999 apo shumë vite të tjera”, duke aluduar në luftën e Kosovës që u shoqërua me bombardimin nga NATO-ja.

“Ne nuk do të sulmojmë askënd, por që askujt të mos i shkojë në mendje të kryejë sërish agresion ndaj vendit tonë”, ka theksuar Vuçiç, duke spekulluar se vendi i tij ka qenë viktimë e jo agresor.

Duke pranuar se Kroacia është një vend më i zhvilluar, Vuçiç pohon se Serbia po rritet shumë më shpejt se fqinji i saj perëndimor dhe se kjo diferencë po zvogëlohet.

Siç dihet, Serbia i nisi luftrat agresore me Kroacinë, në shpërbërje të Jugosllavisë, duke vijuar me Bosnjën e kryer aty masakra të tmerrshme, e më pas me Kosovën, po me aq brutalitet. Por në mënyrën më të paskrupullt, tenton të paraqesë ndryshe historinë, si një Serbi e agresuar e jo agresore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit