9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

HRW zbulon të paktën 10 zjarre në Arakan nga imazhet satelitore

Më të lexuarat

“HRW, ka përcaktuar se pikat ku janë vërejtur zjarret janë të njëjtat me vendet e pretenduara se fshatrat janë djegur bashkë me banorët”, thuhet në raport

NJU JORK (AA) – Organizata për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” (HRW) bëri të ditur se nëpërmjet imazheve satelitore ka zbuluar të paktën 10 zjarre të mëdha në Arakan të Mianmarit dhe ka kërkuar nga qeveria e këtij vendi që të lejojë hyrjen për të inspektuar shkakun e zjarreve dhe pretendimet për shkeljet e të drejtave të njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga HRW thuhet se më 25 gusht pas sulmeve të kryera në pikat policore në rajon kanë përcaktuar 2 zjarre të mëdha kurse më 28 gusht që nga orët e mëngjesit kanë vërejtur zjarre në 8 pika të ndryshme.

“HRW, ka përcaktuar se pikat ku janë vërejtur zjarret janë të njëjtat me vendet e pretenduara se fshatrat janë djegur bashkë me banorët”, thuhet në raport ku bëhet e ditur se parashikohet të ketë më shumë zjarre nga ato që janë përcaktuar.

Ndër të tjera në raport vihet në dukje se zjarret janë përcaktuar rreth rajoneve Rathedaung dhe Maungdaw.

Vendet e zjarrit tek pamjet satelitore përputhen me dëshmitë e dëshmitarëve që kanë pretenduar se në ato rajone janë vrarë shumë njerëz. Këto pohime i kanë bërë banorët e fshatit Taung Pyo Let Yar të cilët janë larguar në drejtim të Bangladeshit.

Zjarre të ngjashme me ato të vitit 2012 dhe 2016

Gjithashtu në raport thuhet se nuk mund të bëhet një përcaktim i plotë për natyrën e zjarreve, por se zjarret në fjalë tregojnë ngjashmëri të plotë me ngjarjet e zjarrvënieve të kryera kundër muslimanëve Rohingya në vitet 2012 dhe 2016.

Më tej HRW bën të ditur se sulmet kundrejt forcave të sigurisë nuk mund të jenë arsye për shkeljet e të drejtave të njeriut. Kjo organizatë ka kërkuar nga qeveria e Mianmarit t’i japë fund shkeljeve dhe të japë leje për kryerjen e inspektimeve.

Në një raport të publikuar më parë nga HRW është njoftuar se gjatë periudhës tetor 2016 dhe mars 2017 janë djegur fshatra, janë kryer ngacmime dhe përdhunime dhe se më shumë se 87 mijë Rohingya janë strehuar në Bangladesh si pasojë e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe presioneve të ushtrisë së Mianmarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit